9 vjet më parë u nda nga jeta gjeneral-major Shaban Shala, një luftëtar i paepur i lirisë

9 vjet më parë u nda nga jeta gjeneral-major Shaban Shala, një luftëtar i paepur i lirisë

Sot bëhen nëntë vjet nga vdekja e gjeneral Shaban Shala, i cili njihet si veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së, por gjithashtu edhe i angazhuar në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së. Shaban Shala rrjedhë nga një familje atdhetare, i cili ka qenë i burgosur politik dhe veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim, ka qenë aktivist i dalluar i KMDLNJ-së, kurse gjatë luftës çlirimtare ka dhënë një kontribut të madh në themelimin e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe strukturimin e saj. Shala ishte dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. I ndjeri po ashtu, ka qenë bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari, ndërkaq pas luftës ishte pjesëtar i TMK-së me gradën gjeneral dhe deri në momentin e fundit u angazhua në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së. Shaban Shala është vëlla i dëshmorit, gjeneral Bedri Shala.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …