90 MINUTA TË DREJTË LËVIZJE

Masa rigoroze e lëvizjes hynë në fuqi me datë 15 Prill (e mërkurë), në ora 06:00

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

„Nga data 15 prill (e mërkure), ora 06.00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së juaj, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, hyjnë në fuqi masat rigoroze të lëvizjes me qëllim të pamundësimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid-19.

Çdo qytetar, nga data 15 prill 2020 së paku deri më 3 maj 2020, do të ketë të drejte të lëvizjes vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të PARAFUNDIT të numrit PERSONAL.

Secili nga ju do të keni 90 minuta në dispozicion për të kryer shërbime bazike duke e respektuar distancën sociale dhe të gjitha rregullat e deritanishme për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe shëndetin publik.

Ata që do të shkelin masat e ndërmarra, do të ballafaqohen me pasoja ligjore.“

Kontribo edhe ti duke respektuar me përpikmëri masat në fuqi!

#rriNshpi

Kujdesu për vetën dhe të tjerët!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …