Për herë të parë është mbajtur testi Ndërkombëtar,, PIRLS “edhe në komunën e Deçanit i cili fokus ka nxënësit e kalesave të katërta, të cilët kanë prirje në lexim.
Shkollat e përzgjedhura nga komuna e Deçanit janë:
– SHFMU ”Lidhja e Prizrenit” Deçan
– SHFMU ”Isa Boletini” Isniq
– SHFMU ”Kuvendi i Verrave të Llukës” Llukë e Epërm dhe
– SHFMU ”Dëshmorët e Baballoqit” Baballoq
Në test u përfshinë rreth 90 nxënës. Testi u zhvillua në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” dhe SHFMU “Isa Boletini”. Ky studim Ndërkombëtar, shërben për krahasimin e efikasitetit të metodave të mësimdhënies në një kontekst global, po ashtu matë arritjet e nxënësve të klasave të katërta në lexim. Ky studim Zhvillohet që nga viti 2001, ç’do 5 vjet. Në këtë test marrin pjesë 20 shtete ndërsa këtë vit merr pjesë edhe Republika e Kosovës. Koordinatori komunal i këtij testi Ndërkombëtar “PIRLS” 2021, Zeqë Malaj, falënderon, kryetarin e komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, për përkrahjen e vazhdueshme që bënë për shkollat dhe nxënësit e komunës së Deçanit, po ashtu drejtorin e DKA-së Bekim Vishaj, për mbështetje të parezervë në mbarëvajtjen e këtij testi, Drejtorët e shkollave për organizimin sidomos të transportimit të fëmijëve në qendrat e testimit, mësimdhënësit vullnetar që qëndruan pranë fëmijëve në ç’do çast, koordinatorët e angazhuar në monitorimin e testit, prindërit dhe ju uron fëmijëve suksese të vazhdueshme në mësime.