Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke iu referuar listave të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i themeluar me Vendim të Qeverisë se Kosovës po ashtu i funksionalizuar me vendim të Qeverisë ka filluar shpërndarjen e certifikatave për statusin Veteran – Pjesëtar. Ky proces vijon pas përmbylljes së problemeve teknike, me të cilat ZÇKL është duke punuar që prej shtatorit të vitit 2017, dhe në funksion të zbatimit të Ligjit për veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vlen të ceket se që nga dhjetori i vitit 2017 ZÇKL ka filluar me pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për veteranët – invalidë dhe familjet e dëshmorëve, prej marsit 2018 ka filluar të lëshoj vërtetimet për të refuzuarit, ndërsa tani, me certifikata do të pajisen edhe Veteranët – Pjesëtar. Certifikatat do të shpërndahen nga komandantët e njësive, zyrat e shoqatave të dala nga lufta apo direkt nga ZÇKL. Në javët në vijim, do të përmbyllet edhe pajisja me certifikata e Veteranëve – Pjesëmarrës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …