leoni

Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Kurti: Kosova duhet të këmbëngulë dhe të kërkoj përgjegjësi nga Serbia për zhdukjen e Ukshin Hotit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e ka kujtuar veprimtarin e shquar Ukshin Hotin në 19 vjetorin e zhdukjes se tij. Ai e ka lartësuar figurën e tij si një njeri i ngritur me moral e ideal të lartë dhe me vlera universale. Kurti ka thënë se në ditën kur u lirua Ukshin Hoti është rrëmbyer dhe zhdukur ku as sot e kësaj dite nuk dihet për fatin e tij, prandaj shteti i Kosovës e ka për detyrë të këmbëngulë dhe të kërkoj përgjegjësi nga Serbia për zhdukjen e Ukshin Hotit.

“Sot është përvjetori i ditës kur Ukshin Hoti u lirua prej burgut të Dubravës për t’u rrëmbyer e për t’u zhdukur. Më 17 maj 1994 u arrestua gjatë okupimit, për t’u dënuar mandej me pesë vjet burg. Më 16 maj 1999, u lirua, doli nga burgu gjatë luftës, për t’u rrëmbyer menjëherë. Edhe sot, 19 vite  dhe më vonë, nuk dihet asgjë për fatin e njërës prej mendjeve më brilante të kombit tonë, një shkencëtari të mirëfilltë të politikës. Të gjithë i dimë paradokset e Ukshin Hotit: nga qenia në pushtet doli në rrugë, nga pozitat e larta në sistem shkoi në burg për Republikën, nga legaliteti kaloi në ilegalitet, nga Harvardi u kthye në Krushë të Madhe. Në fakt, Ukshin Hoti s’është paradoksi. Të tjerët janë paradoks. Ukshin Hoti kishte edhe dije, edhe guxim, edhe veprim. Ishte profesori më i mirë për studentët sepse gjithkë e bënte student ndërkohë që vetë studionte vazhdimisht. Vështirë të gjendet ndonjë libër tjetër si “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare” ku politika dhe shkencat politike, filozofia dhe historia, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe demokracia, morali dhe ideali, na jipen në një ndërthurje të këtillë organike, madje edhe me vlerë universale dhe njëkohësisht të përkthyera në realitetin tonë kombëtar e shoqëror. Profesori Ukshin Hoti është në zemrat e në mendjet tona. Shkollat e universitetet tona duhet ta bëjnë maksimumin që gjeneratat e reja të formohen me frymën e qytetarisë e kombëtarizmit të teorisë së Ukshin Hotit, ndërsa shteti i Kosovës e ka për detyrë parësore të këmbëngulë tek përgjegjësit për zhdukjen e tij, pra tek Serbia, që sa më shpejt të zbardhet fati i tij e i të pagjeturve të tjerë”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …