Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar edhe 984 raste të reja me kovid-19 dhe katër viktima që kanë vdekur nga ky virus ndërsa 640 qytetar janë shëruar. Po ashtu njoftohet se gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 6 mijë e 113 teste nga të cilat 984 kanë dalë pozitiv një e treta prej të cilave në Tiranë. Aktualisht, në të gjithë vendin janë 11 mijë e 628 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë si dhe ju ka bërë thirrje që nëse dyshojnë se janë prekur nga COVID19 apo kanë shenja të sëmundjes, të izolohuni menjëherë dhe kontaktojnë me mjekun e familjes për t’u testuar ose të telefonojnë në Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …