Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka pritur sot në takim ambasadorin francez në Prishtinë, Didier Chabert

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka pritur sot në një takim ambasadorin francez në Prishtinë, Didier Chabert

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe zyrtarja nga Sekretariati për Marrëdhënie me Jashtë, Nora Fetoshi, sot pritën në takim ambasadorin francez në Prishtinë, Didier Chabert, znj. Camille Grémont, zyrtare e misionit dhe Nexhmi Musliun, zyrtar i shtypit në ambasadë. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend me theks të veçantë mbi dialogun Kosovë- Serbi. Kryetari Kurti shpjegoi edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes karshi dialogut të filluar nga presidenti i Kosovës pa mandat nga Kuvendi i Republikës. “Ne duhet që fillimisht ta shqyrtojmë dialogun gjashtëvjeçar paraprak që ta dimë se çka u bë dhe ku jemi. Pastaj, të përgatitemi mirë: të formulojmë bashkarisht në Kuvend qëllimet tona dhe kërkesat ndaj Serbisë, dhe, të merremi vesh për parimet dhe kornizën e dialogut të ri. Ndërkaq, ekipi negociator me strategji e udhëheqës të vetin vjen vetëm më pas”, tha  Kurti, duke theksuar se “çdo dialog e marrëveshje matet në Mitrovicë”. Në fund të takimit palët shprehën interesimin për kontakte dhe takime të vazhdueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …