Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe atashen e re policore në kuadër të ambasadës austriake znj. Dalia Eh-Hennawi. Ministri uroi për detyrën e re atashen policore Dalia El-Hennawi, duke qenë i bindur se bashkëpunimi me shtetin austriak do të vazhdojë edhe më intensivisht. Gjatë takimit Gashi njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB, u diskutua gjithashtu edhe për rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit me qëllim të luftimit të krimit të organizuar. Ministri e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen që ka dhënë Republika e Austrisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë në projekte konkrete për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe agjencitë tjera të MPB-së. Në anën tjetër, ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …