Kryetari i Këshillit Nacional të Boshnjakëve, në Serbi, Sulejman Uglanin ka thënë qytetarët e Sanxhakut qysh në vitin 1991 kanë mbajtur një referendum në të cilën kanë kërkuar një autonomi të plotë territoriale dhe politike me të drejtën e bashkimit me një prej republikave sovrane. Në Konferencën e Paqes për ish-Jugosllavinë, në Hagë, u mor qëndrim që pakicat të cilat mbeten jashtë kufijve të republikave mëmë jugosllave duhet të fitojnë statusin special nën mbrojtjen e OKB-së. Në këtë drejtim, ne presim që në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të reformës së sistemit politik dhe të ndryshimeve kushtetuese të Serbisë statusi i Sanxhakut të zgjidhet në përputhje me rezultatet e referendumit të qytetarëve të Sanxhakut.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …