Përfaqësuesit politikë të Partisë Përparimtare Serbe në Qeveri, por edhe opozita, dënuan publikisht fyerjet e Vjerica Radetes, zëdhënëse e Partisë Radikale Serbe në Parlamentin Serb, në llogari të së ndjerës Hatixha Mehmedoviç, kryetare e Shoqatës, “Nënat e Srebrenicës” e cila ka ndekur ditë më parë. Ajo në një postim të saj ka shkruar: “Paska vdekur Hatixha Mehmedoviq nga shoqata e biznesmenëve të Srebrenicës, por kush do ta varros se burri apo djemtë, duke aluduar në faktin se asaj, në masakrën e Srebrenicës ushtria serbe ia kishte vrarë tërë familjen, burrin dhe bijtë. Nuk është për t u habitur kur ky cinizëm dhe kjo barbari shtazore del nga goja e një zyrtareje të Partisë Radikale të kriminelit të luftës, Sheshel. Kundër kësaj deklarate ka reaguar kryetarja e parlamentit serb, Maja Gojkoviq theksoi se pikëpamjet e Radetes ishin të papranueshme dhe nuk ruanin vlerat e përfaqësuara nga Asambleja Kombëtare e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …