Sot bëhen shtatë vjet që kur ka rënë në krye të detyrës polici Enver Zymberi. Ai ishte polic elitar, pjesë e Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Enver Zymberi u qëllua gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit. Policia e Kosovës ka paraparë që sot të zhvillojë disa aktivitete për të nderuar policin e rënë në aksionin që filloi më 25 korrik të vitit 2011. Gjatë ditës së sotme do të bëhen homazhe te lapidari i tij në Prishtinë si dhe te varrezat në fshatin Dubovc të Vushtrrisë. Policia më pastaj do të vizitojë familjen e tij në Vushtrri. Enver Zymberi është shpallur hero i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …