Thaçi: Ne duhet të përdorim momentin dhe mbështetjen e SHBA-ve për të arritur marrëveshje me njohjen reciproke

Hashim Thaçi: Në korrikun e vitit 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar në shtatë vjetorin e rënies, heroin Enver Zymberi. Thaçi, përmes një shkrimi ka thënë se Enver Zymberi ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetit e vendit tonë por edhe duke i dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës.

“Sot e kujtojmë heroin e Kosovës së lirë, Enver Zymerin, i cili ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë. Në korrikun e vitit 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës. Përkushtimi i Enver Zymerit për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si dhe sakrifica e tij për mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës, do të kujtohen përherë me nderimet më të larta institucionale”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …