Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, pas takimit me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ky është një takim i radhës, për të shpjeguar nevojën dhe domosdoshmërinë për zgjidhjen e çështjes së problemit të tri komunave shqiptare nën Serbi. Duam të konfirmojmë se shqiptarët e kësaj ane kanë një kapital politik të cilin tani duhet të jetësohet dhe tani në vigjilje të përmbylljes së bisedimeve Prishtinë-Beograd, pse të mos zgjidhet edhe problemi ynë. Dhe në këtë fushë ne jemi të zotuar që të respektojmë vullnetin politik të shqiptarëve me Referendumin e të shprehur rë 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 ku shumë qartë janë shprehur se janë për një autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën”. Tani është momenti i zgjidhjes së problemeve të grumbulluara, dhe madje ndoshta do të ishte një moment historik i zgjidhjes së problemeve në mënyrë paqësore”, ka thënë ndër tjerash Mustafa, derisa kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se respekton tërësinë territoriale të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …