Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj së bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot kanë përuruar fillimin e punimeve të projektit “Rregullimi i shtratit të Lumit Krena”, projekt ky i cili financohet nga MMPH dhe ka vlerën financiare afër gjysmë milion euro. Me këtë rast ministrja Reshitaj tha se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka prioritet rregullimin dhe përmirësimin e gjendjes së lumenjve në tërë komunat e Republikës së Kosovë. Reshitaj tha po ashtu se rregullimi i shtratit të lumit Krena do të jetë në dobi të banorëve dhe vet komunës si dhe do të ruaj florën dhe faunën si pasuri e çmuar natyrore. Para të pranishmëve, ajo vlerësoi se përmes projektit të rregullimit të shtratit të lumit Krena, komuna e Gjakovës do të përfitoj një shëtitore, që do të jetë një korridor ku do të shërbej për lëvizje të lirë për qytetarët dhe banorët e kësaj ane. Reshitaj, tha po ashtu se MMPH-ja përveç lumenjve, ka prioritet edhe shtrirjen dhe instalimin e ujësjellësit në fshatrat e komunës së Gjakovës. Ndërsa kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini falënderoi Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për mbështetje në projektin “Rregullimi i shtratit të lumit Krena”, duke e vlerësuar si ndër projektet e domosdoshme për komunën dhe qytetarët e saj. Kryetari Gjini, tha se brenda tri viteve komuna e Gjakovës parasheh të përmbyll rregullimin e lumit Krena duke përfshirë këtu edhe rregullimin e kolektorëve për trajtimin e ujërave të zeza.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …