Sot në Krushë të Vogël, në rrethana ende të pasqaruara është vrarë Milit Shehu, 41 vjeçar, ish-ushtar i UÇK-së. Ai është gjetur i vrarë, mëngjesin e sotëm në rrethana të pasqaruara, afër vendit të tij të punës, përballë stacionit hekurudhor. Në masakrën e Krushës së Vogël nga forcat serbe ka të vrarë 5 anëtarë të familjes, të atin dhe 4 vëllezër, përcjell Gazeta e Prizrenit.net”. Banorë të fshatit Krushë, thanë viktima ka qenë roje nate, në një market, diku 40-50 metra përballë, stacionit të hekurudhës dhe pasi ai nuk ka pasur ndonjë sherr me dikë. “Ai ka qenë njeri i urtë e punëtorë, që ka shikuar punën e tij. Kjo është një dhembje jo vetëm për familjen, por për të fshatin dhe më gjerë, duke ditur se pos që ka qenë i sjellshëm, ka shpëtuar nga lufta, ndërsa u vra në rrethana misterioze në vendin e punës”, tha Agron Limani, njëri nga aktivistët e fshatit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …