Mbahet mbledhja e shtatë e Kuvendit Komunal të Rahovecit

U mbajt mbledhja e shtatë e Kuvendit Komunal të Rahovecit, të kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, Afrim Dina, në mbledhje i pranishëm ishte edhe Kryetari, Smajl Latifi, nënkryetari, Fatmir Iska, kuvendarë, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të LMT-së dhe Sead Raba, përfaqësues i OSBE-së. Në këtë mbledhje u aprovuan këto pika: Vendimi i Kryetarit për shpalljen e interesit të përgjithshëm të parcelës komunale P – 71510057- 06249 – 0, Vendimi i Kryetarit për shpalljen e interesit të përgjithshëm të parcelës komunale P – 71510056 – 02240 – 1, Vendimi i Kryetarit për shpalljen e interesit të përgjithshëm të parcelës komunale P – 71510057 – 02267 – 0, Vendimi i Kryetarit për shpalljen e interesit të përgjithshëm të parcelës komunale P – 71510068 – 01396 – 0. Po ashtu gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar edhe këto pika: Raporti gjashtë mujor financiar për vitin 2018, Raportit të Zyrës Kombëtare të  Auditimit për vitin 2017, Informata mbi ecurinë e hartimit të PZHK-së, Informata rreth dëmeve në bujqësi, Informata rreth dëmeve në amvisëri dhe ekonomi Familjare, Informata rreth dëmeve në infrastrukturë publike dhe Kërkesa e Kryetarit të këshillit të prindërve të Komunës së Rahovecit. Pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina i shoqëruar edhe nga kuvendarët, kanë bërë një vizitë punimeve të cilat janë duke u bërë në Palestrën Sportive në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …