Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit më të madh dhe më konsekuent të lëvizjes sonë Kombëtare, Simbolit të Lëvizjes së Rezistencës, Bacë Adem Demaçit, stafi i Radios-Kosova e Lirë dhe i TV-Diellit i shpreh ngushëllime familjes Demaçi, të afërmve, të burgosurve politikë, veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjarëve të dëshmorëve. Ndarja nga jeta e Adem Demaçit, udhërrëfyesit të lirisë, ka prekur thellë zemrat e liridashësve kudo të trojet shqiptare dhe në mërgatë por, ngushëllimin e gjemë te jeta dhe vepra e tij, që kanë qenë e do të mbesin edhe më tej udhërrëfyes për çlirimin dhe bashkimin e kombit. Kontributi që Adem Demaçi i ka dhënë popullit shqiptar në përgjithësi, por edhe forcave përparimtare demokratike kudo në rajon e më gjerë është kontribut i pazëvendësueshëm i humanistit dhe veprimtarit më të përkushtuar për liri, drejtësi, barazi, pa dallim kombi, race e feje.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …