Mr. Naim Tërnava

Naim ef. Tërnava: Mbetëm pa krye-veprimtarin e paepur të çështjes kombëtare, Zoti e gradoftë me xhenet

 Me dhembje morëm lajmin e hidhur për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, bacës Adem Demaçi. Sot, ne mbetëm pa kryeveprimtarin  e paepur të çështjes kombëtare, i cili qe frymëzim e inspirim për breza të tërë për të realizuar të drejtat tona si popull, për të jetuar me dinjitet e të barabartë me popujt e lirë. Baca Adem, që në rininë e tij, i tha jo nënshtrimit e okupimit dhe që atëherë nisi veprimtarinë e tij për rrugën e lirisë e pavarësisë, së cilës asnjëherë nuk iu nda, ani pse  gjatë veprimtarisë së tij u përball me regjime moniste totalitare, ai për asnjë moment nuk u hamend as u lëkund nga idealet e tij në rrugën e drejtë të mëvetësisë, ai qe i pathyeshëm, i pa përulur. Populli i Kosovës gjithherë do ta kujtojë bacën Adem si një ndër udhëheqësit më të mëdhenj të tij në shekullin e fundit. Me këtë rast, ngushëlloj familjen e Bacës Adem, bashkëveprimtarët, ish te burgosurit politikë dhe tërë popullin e Kosovës.  Zoti e gradoftë me xhenet Bacën Adem.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …