Sindikata e Zjarrfikësve dhe Këshillit protestues, ka reaguar lidhur me përgjigjen dhe reagimin e Qeverisë, pas kërkesave të artikulara dhe protestës që ata kanë organizuar ditë më parë. Ata thonë se janë ndarë të zhgënjyer dhe të revoltuar. “Në mbledhjen e mbajtur dje më datë 26.07.2018, nga Kryesia e Sindikatës së Zjarrfikësve dhe këshillit organizativ të protestës, të Organizuar më datë 12.07.2018, është analizuar veprimi sindikal, shqyrtimi dhe përmbushja e kërkesave nga Qeveria pas protestës, si reagim i pakënaqësive të akumuluara vite me radhë, lidhur me gjendjen e rënd te krijuar në Shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Kosovë”, thuhet në një reagim të tyre.
Në takim, thonë ata, u diskutua lidhur me qëllimin e Protestës, kërkesat e parashtruara dhe pritjet nga institucionet e Qeverisë së Kosovës me qëllim që të përmbushin kërkesat, të drejtat legjitime, kërkesat proritare që ata i kanë paraqitur para Institucioneve relevante vendimmarrëse. “Kemi diskutuar edhe lidhur me premtimet që patëm me Kryeministrin Haradinaj, Ministrin e MPB, Gashi, të cilët u zotuan se do të angazhohen në përmbushjen e kërkesave dhe rregullimit të çështjeve të pa zgjidhura, na kërkuan afat 2 javë, afat për të reflektuar dhe të plotësohen kërkesat prioritare që parashtruam, pas kordinimit të Sindikatës dhe Këshillit protestues, vendosëm që protesta të pezullohet deri në takimin me Kryeministrin i cili do të mbahej pas dy jave, e që në fakt as nuk u njoftuam lidhur me qëndrimin e Qeverisë karshi kërkesave dhe këshillit protestues pas pezullimit të protestës, përveç që jemi informuar nga mediat për formimin e Komisionit Ndërqeveritar”, thuhet tutje në reagimin e tyre.