Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i ka shprehur ngushëllime familjes së atdhetarit dhe veprimtarit më të njohur të Kosovës, Adem Demaçi. “Ngushëllime familjes së Adem Demaçit. Lufta e tij e përjetshme për të drejtat e njeriut, dhe kontributi i tij për Kosovën nuk do të harrohen”, ka shkruar Delawie në Twitter. Adem Demaçi mbajti 28 vjet në burgje për shkak të veprimtarisë të tij atdhetare dhe luftës për lirinë e popullit të Kosovës. Ai vdiq më 26 korrik në moshën 82 vjeçare.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …