Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë homazhe para arkivolit të trupit të pajetë të veprimtarit të shquar të çështjes shqiptare, Adem Demaçi, në Prishtinë. Pasi ka nderuar me një minutë heshtje para arkivolit, kryetari Jashari iu ka shpreh ngushllime familjarëve për vdekjen e Adem Demaçit. Në nderim të veprës dhe figurës së Adem Demaçit, Komuna e Skenderajt, duke respektuar vendimin e Kryetarit për shpallje të 3 ditë zie në vend, ka ul në gjysmështizë flamurin shtetëror.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …