Mbledhja e Qeverisë Komunale në Rahovec, nis me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi mbledhjen e Qeverisë Komunale e ka nisur me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi i cili ka ndërruar jetë, gjatë ditës së Enjte të datës 26 Korrik 2018. Kryetari Latifi i shoqëruar nga stafi i tij, së bashku me kryesuesin dhe shefat e grupeve të kuvendarëve të Kuvendit Komunal, do të bëjnë nderime pranë arkivolit të Adem Demaçit, në hollin e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë. Sipas vendimit të Këshillit Organizativ, i përbërë nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, kryetari Kadri Veseli, nën-kryetarët Xhavit Haliti, Aida Dërguti, Kujtim Shala, dhe nga Glauk Konjufca e Ahmet Isufi, varrimi i Adem Demaçit do të bëhet ditën e shtunë, më 28 korrik, në “Varrezat e Dëshmorëve” në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …