Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ngushëllon familjen Demaçi për vdekjen e Heroit të Kosovës, Adem Demaçi

Lajmi për vdekjen e Heroit të Kosovës, simbolit të rezistencës kombëtare shqiptare, Mandelës së Ballkanit, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, laureatit të Çmimit “Saharov”, personalitetit që dha 28 vite të jetës së tij në burgjet serbe për çështjen kombëtare, Adem Demaçi na pikëlloi të gjithëve. Gjeneratat e tanishme dhe ato që do të vijnë pas nesh kanë barrën e realizimit të amanetit të atdhetarit, burrit të shquar të kombit shqiptar, Adem Demaçi. Ngushëllime familjes Demaçi dhe të gjithë të njohurve, bashkëveprimtarëve dhe bashkëvuajtësve të tij në orët më të liga ku varej ekzistenca e kombit shqiptar. Kosova humbi zërin e ashpër të mbrojtjes së atdhetarizmës dhe simbolin e sakrificës individuale për lirinë kolektive. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Thuhet në ngushëllimin e kryetarit të komunës së Ferizajt me rastin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …