Mbahen dëgjimet buxhetore në bashkësinë lokale të Rezallës dhe Likocit

Kanë vazhduar edhe të Enjten dëgjimet buxhetore me publikun nga Komuna e Skenderajt, në bashkësitë lokale të Rezallës dhe Likocit. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Mehmet Berisha, kanë prezantuar para qytetarëve të këtyre lokaliteteve planifikimet e komunës për vitet e ardhshme, si dhe kanë dëgjuar kërkesat e qytetarëve për investimet në zonat ku ata jetojnë. Kryetari Jashari i ka inkurajuar qytetarët t’i paraqesin kërkesat me shkrim, për investime dhe realizim të projekteve në fshatrat dhe lagjet e tyre, të cilat do të realizohen gjatë periudhës së ardhshme 3 vjeçare. Edhe drejtori Berisha, në këto dy dëgjime ka folur për rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në këto procese, në mënyrë që projektet të ideohen në bashkëpunim me qytetarët e komunës. Nga ana tjetër, qytetarët kanë paraqitur kërkesa për investime në infrastrukturën rrugore, kanalizime dhe në sistemin e ujësjellësit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …