Fillojnë punimet në renovimin e çerdhes “Gëzimi Ynë” në Viti

Në Viti kanë filluar punimet në rivitalizimin e çerdhes publike “Gëzimi Ynë”. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim si dhe me bashkëpunëtor tjerë dhe qytetarë kanë ndjekur për së afërmi fillimin e këtyre punimeve të cilët janë mundësuar falë një marrëveshje për bashkëfinancim të kësaj komune me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Helvetas Swiss Intercooperation. Marrëveshja në fjalë ishe bërë në kuadër të garantit të performances e cila ka për qëllim stimulimin e komunave për përmirësimin e mëtutjeshëm të performances së tyre në fushat e qeverisjes demokratike. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash potencoi se me këtë projekt do të krijohen kushte më të mira për fëmijët të cilët do të qëndrojnë në këtë çerdhe por edhe për stafin e saj. “Ky projekt është shumë i nevojshëm dhe është njëri nga projektet për të cilët jam gëzuar më së shumti gjatë këtij viti. Ju falënderoj të gjithë juve të cilët jeni sot të pranishëm me rastin e fillimit të punimeve. Besoj se kompania mbikëqyrëse do të mbikëqyr planin dinamik dhe kualitetin e rititalizimit të kësaj çerdhe me përpikëri. Por po ju them se edhe ne do të përkujdesemi për këtë dhe nuk do të lejojmë që asnjë milimetër të punës të asaj që është e shkruar të mbetet pa përfunduar”, u shpreh kryetari Haliti . Ai tha se komuna do të vazhdoj të punoj edhe në objektet tjera edukativo-arsimore duke theksuar se vetëm gjatë këtij viti janë duke u rivitalizuar sipas tij 19 shkolla. Përndryshe rivitalizimi i çerdhes në fjalë është mirëpritur jo vetëm nga stafi i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Viti por edhe nga prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …