Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të vendoset në një rrethrrotullim në qendër të qytetit të Ulqinit, te ndërtesa e Komunës. Këtë lajm për “Portalin Ul-info” e konfirmoi kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i cili shtoi se për këtë gjë u fitua pëlqimi i Ministrisë së Kulturës. Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu. Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …