Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale këtë të shtunë për procesin e Vettingut, duke u shprehur se procesi vazhdon dhe se opozita hidhet përpjetë pas çdo goditjeje. “Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodhin e korrupsionit degjenerues në drejtësi. Po për fatkeqësinë e zgjedhësve të saj që e mbështesin Vetingun, njësoj si gjithë qytetarët e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje”, thotë Rama duke shtuar hashtagun Humbës pa Pikë Dinjiteti.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …