Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrinë e ardhshme të vendit po i krijon probleme edhe Qeverisë aktuale. Ndonëse u premtua edhe nga vet kryeministri Ramush Haradinaj se Kosova do të bëhet me ushtri brenda viti, ky premtim duket i pa realizueshëm. Qeverisë po i del pengesë me partneri e koalicionit Listën Serbe, që për çështje madhore merr urdhra direkt nga Beogradi. Për ta mbajtur në këmbë koalicionin qeveritar, Haradinaj duhet t’ i shtrohet vullnetit të Listës Serbe dhe të harrojë ushtrinë, të cilën e përmend vetëm në deklarata verbale Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme që FSK nga një force e reagimeve emergjente të shndërrohet në një forcë me kapacitete dhe mision ushtarak apo mbrojtës. Por, këto ndryshime aktualisht po i mbajnë peng deputetët e Listës Serbe, pa shumicën e votave të të cilëve, amendamentimet kushtetuese janë të pamundshme. Për këtë çështje Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, ka thënë për mediet se nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare, ndërsa ka mohuar zërat që kanë qarkulluar rreth mundësisë që veriut t’i jepet një batalion i veçantë, në këmbim të votës së Listës Serbe për ndryshimet kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …