Vuçiq

Aleksandër Vuçiq ka thënë se së shpejti do t’i vë në dukje idetë e tij për zgjidhjen e problemit të Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se së shpejti do t’i vë në dukje  idetë e tija për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Ai ka thënë se idetë e tija do të jenë më të mirat për Serbinë dhe për të ardhmen e shtetit. Sa i përket qëndrimit të Kishës Serbe, Vuçiq ka thënë se shteti është i ndarë nga kisha, mëgjithatë thotë se nuk do t’ia ndalojë asnjëherë atyre që të shprehin opinionin e tyre. Ndërkohë aktualisht sa i përket çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është riaktualizuar ideja e shkëmbimit të territoreve, e cila nuk është pritur mirë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …