Universiteti, “Hasan Prishtina”, ka njoftuar se sot do të mbajë një mbledhje komemorative kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili ka ndërruar jetë më 26 korrik. Mbledhja komemorative do të mbahet në ora 12:00, në Sallën e Senatit, në Rektorat. Varrimi i trupit të Adem Demaçit është bërë me ceremoni shtetërore, në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …