Dega e PDK-së në Klinë ka kërkuar shkarkimin e nënkryetarit të kësaj komune Besim Hoti, nga radhët e LDK-së, për shkak të deklaratës së tij kundër atdhetarit Adem Demaçi, në ditën e varrimit të tij. Kjo parti deklaratën e sekretarit të degës së LDK-së në Klinë, e quan nënçmuese për Demaçin, duke kërkuar që Hoti të shkarkohet nga pozita e numrit dy të komunës. Duke qenë numri dy në udhëheqjen e Komunës së Klinës ka përgjegjësi të lartë publike. Nisur nga kjo situatë e krijuar, dega e PDK-së në Klinë kërkon nga Dega e LDK-së që të distancohet publikisht nga deklarata e sekretarit të Degës së tyre, Besim Hotit si dhe kërkon nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, që të bëjë shkarkimin e Besim Hotit nga pozita e nënkryetarit të Komunës”, thuhet në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …