Nga punëtorët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe punëtorët e Kompanisë Publike të Pastrimit “Uniteti”, rreth orës 1:30 pas mesnate ka filluar pastrimi i hapësirës së gjerë në Sheshin Adem Jashari në qytetin e Skenderajt. Dy kamionë auto-cisternë dhe 8 punëtorët e kompanisë në fjalë janë angazhuar maksimalisht ta pastrojnë pjesët më të frekuentuara të qytetit. Përveç sheshit kryesor, janë pastruat edhe rrugët kryesore siç janë: “Fehmi e Xhevë Lladrocvi”, “Ahmet Delia”, “28 Nëntori”, “18 Qershori” dhe “Ilaz Kodra. Vlen të theksohet se i tërë aksioni është zhvilluar në mesnatë, vetëm atëherë kur është boshatisur sheshi nga qytetarët, të cilët çdo ditë shëtisin gjatë orëve të pasdites, si edhe numrin e madh të bashkatdhetarëve që ndodhen për pushime në vendlindje.