MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM KËSHILLIN DREJTUES TË UP-SË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur një takim me anëtarët e Këshillit Drejtues dhe rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilët bisedoi rreth proceseve zhvillimore në këtë institucion, me fokus rritjen e cilësisë. Ministri Bytyqi me këtë rast theksoi rolin e Universitetit të Prishtinës si institucion prijës në proceset zhvillimore në fushën e arsimit të lartë në Kosovë, njëherësh tha se synimi ynë është që të kemi ngritje të vazhdueshme të cilësisë në arsim. “Dëshiroj të theksoj angazhimin dhe interesimin tim që Universiteti i Prishtinës të jetë prijës sa i përket cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë dhe për këtë kërkoj nga ju që të jeni më të angazhuar në çdo segment, që të arrijmë objektivat e përbashkëta në interes të të rinjve tanë dhe të vendit në përgjithësi”, tha ministri Bytyqi. Më tej, ministri Bytyqi, theksoi se ne kemi një rini të shkëlqyeshme, e cila meriton t’i ofrohen mundësi të mira shkollimi, programe atraktive dhe që ju garantojnë një të ardhme më të mirë jo vetëm në vend, por kudo që ata jetojnë. Në këtë takim u theksua nevoja e mbajtjes së takimeve më të shpeshta të përbashkëta me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …