Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, do të ketë korrigjim të territorit rreth kufijve me Serbinë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe pse mohoi kategorikisht se do të ketë ndarje të Kosovës, e pranoi se do të ketë korrigjim të kufijve shtetërorë dhe kjo nuk i duket se është e njëjta. Do të kemi korrigjim të kufijve. Sikurse që kemi punuar me të gjitha shtetet e rajonit dhe kemi arritur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi edhe me Maqedoninë, në rastin e njohjes reciproke të dy vendeve do të kemi kufij shtetërorë, kemi rreth 400 km vijë kufitare me Serbinë, tha Thaçi, ndërsa shprehu bindjen se edhe NATO-ja do ta ndihmojë Kosovën në këtë aspekt. Ai tha se çështja e ndarjes së Kosovës nuk është biseduar asnjëherë dhe këtë e quajti gënjeshtër. Retorika dhe frazeologjia lakonike e Thaçit, nuk prodhon asgjë të re, sepse ndarja e territoreve, shkëmbimi i territoreve, korrigjimi i territoreve në kufijtë mes dy shteteve, në esencë nënkuptojnë të njëjtën, pavarësisht retorikës dhe  përpjekjeve për të kamufluar diskursin aktual të shprehjeve në mediet tona. Thaçi më në fund po detyrohet ta pranojë se nuk kurrfarë vijash të kuqe me Serbinë, se do të diskutohet për të gjitha çështjen dhe Serbia edhe kësaj radhe do të fitojë në korrigjimin e kufijve, ashtu sikur ka fituar Mali i Zi dhe Maqedonia.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …