Ditmir Bushati: Ka ardhur koha për Serbinë dhe Kosovën që të bëjnë lëshime të dhimbshme

Ditmir Bushati: Ka ardhur koha për Serbinë dhe Kosovën që të bëjnë lëshime të dhimbshme

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati në një intervistë me Damon Wilson, zëvendëspresident ekzekutiv i Këshillit Atlantik (Forum për çështjet ndërkombëtare), ka thënë se shkëmbimi territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të shkonte kundër frymës së të gjitha përpjekjeve të bëra në Ballkan gjatë tre dekadave të fundit, por sipas tij ka ardhur koha që të bëhen lëshime të dhimbshme. Bushati ka thënë se duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos hapet kutia e Pandorës për raste të tjera në rajon, por sipas tij, ka ardhur koha për Serbinë dhe Kosovën që të bëjnë lëshime të dhimbshme dhe me shpresë të arrijnë një marrëveshje reciprokisht të dobishme, e cila gjithashtu mund të jetë ligjërisht e detyrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …