Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të lartë Artan Broci

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të lartë Artan Broci

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të lartë Artan Broci. Në seancën dëgjimore të datës 27 korrik, Komisioni vuri në dukje se gjyqtari i lartë ka probleme me pasuritë për mënyrën si është investuar për ndërtimin e një shtese të apartamentit në Tiranë. Por, sipas Brocit, shtesa është kryer në të gjithë objektin nga të gjithë banorët. Më tej, Komisioni hodhi dyshime për mënyrën si është blerë e shitur një apartament në Rrashbull, të cilin Artan Broci insiston se e ka shitur prej shumë kohësh dhe më pas shumën e ka investuar. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi si gjetje edhe dhënien me qira të një ambienti pranë Shallvareve, të ardhura këto të padeklaruara.  Pas shkarkimit të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Broci, KPK-ja  ka vendosur mesditën e së martës edhe shkarkimin e Prokurorit të Tiranës, Dritan Rreshka. Gjatë seancës dëgjimore u hodhën pikëpyetje njëanshmëritë  mbi një raport për pasurinë e prokurorit Rreshka. Këto dyshime lidhen me faktin se vite më parë prokurori Rreshka ka hetuar te Krimet e Rënda një çështje për dyshimet e korrupsionit. Raporti ka dalë në përfundim se Rreshka ka kryer deklarim të rremë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …