NATO-ja nuk dëshiron të përfshihet në bisedimet që po bëjnë Kosova dhe Serbia, por ushtarët e saj janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo situate në rast të eskalimeve eventuale, ka thënë një nga komandantët e NATO-s, James Foggo, i cili është duke qëndruar në Kosovë. Admirali amerikan, James Foggo, Komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara Aleate në Napoli ka thënë se rreth 4,000 ushtarë të NATO-s janë të gatshëm për çdo gjë. “Nuk shoh asnjë kërcënim për integritetin e Kosovës”, ka thënë Foggo gjatë një konference për shtyp në bazën e ushtarake të KFOR-it Nothing Hill në afërsi të Leposaviqit. “KFOR është shumë i fortë dhe ne nuk shohim ndonjë problem në të ardhmen e afërt apo të largët”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …