Koncert i madh për nder të bashkatdhetarëve. Në kuadër të shënimit të Ditës së Diasporës, që i kushtohet bashkatdhetarëve tanë, komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës në Republikën e Kosovës, të mërkurën organizon koncert të madh festiv, me këngatarë të shquar të estradës shqiptare dhe grupe profesioniste valltarësh. Koncerti do të mabet në sheshin “Adem Jashari’ në Skenderaj dhe do t’i paraprijë aktiviteti i homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, dy ministrat e Diasporës shqiptare të shteteve respective Shqipëri dhe Kosovë, Pandeli Majko dhe Dardan Gashi, zyrtarë të tjerë qeveritarë, përfaqësues të institucioneve tjera të vendit, bashkatdhetarë, qytetarë dhe të ftuar të tjerë. Më pas, në ora 20:30, do të fillojë koncerti, në të cilin do të marrin pjesë: Afrim Muçiqi, Ansambli i Valleve dhe Këngëve “Shota”, Leonora Jakupi, Rifat Dragaj, Kosovare Hasi, Vëllezërit Dragaj, Ansambli “Drenica” dhe Skender Hasi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …