Nexhat Llumnica

Nexhat Llumnica: KEK-u i shet KEDS-it 27€ megavatin e energjisë elektrike, kurse KEDS- e shet deri në 80€

Të nderuar punëmarrës të KEDS-it, kam nderin të ju shpreh solidarizimin me ju në GREVËN, me kërkesat tuaja për ngritjen e pagave, sepse mendoj që është kërkesë e drejtë dhe e ligjshme.

KEDS-i prej që është Pronë e dikujt e jo kompani publike, punëtorët e kësaj kompanie nuk kanë pasur ngritje të pagave edhe pse është dashur ngritet mirëqënia e klasës punëtore,përkundrazi  ata kanë larguar shumë punëtorë nga puna.

Arsyeja pse e them se kërkesa juaj është e drejtë, sepse duke u bazuar nga fakti se Korporata Energjetike e Kosovës, KEDS-it ja shet 27€ megavatin e energjisë elektrike, kurse KEDS i në treg e shet deri në 80€.

Me ketë dua të themë se Përfitimet e KEDS-it janë dy fish ma të mëdha se prodhuesi në këtë rast Korporata Energjetike e Kosovës.

KEDS i ka rreth 2200 punëtorë, përgjysmë me pak se KEK-u, por për fat të keq punëtorët e KEDS-it edhe pagat i kanë shumë më të ulëta se sa ish kolegët e tyre të KEK-ut.

Prandaj punëtorëve të KEDS-it ju urojë suksese në GREVË dhe Kërkesën e drejtë për ngritjen e pagave!

Të bashkuar për ngritjen e standarteve tuaja dhe kundër diskriminimit do të ja arrini qëllimit.

Me respekt nënkryetari i SRKEK-ut:

Nexhat Llumnica.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …