Kreu i LDK-së, më në fund e tregoi qëndrimin e vetë të ulët me rastin e varrimit të njeriut më të madh të gjitha kohërave të Kosovës dhe më gjerë, simbolit të rezistencës, Adem Demaçi, duke u arsyetuar në mënyrën më primitive, se Adem Demaçi e paska kritikuar Ibrahim Rugovën. Këta miopë politikë, që nuk i kanë bërë as një të mirë për Kosovës, për veç pengesave të papritura pas gardhit, harrojnë se Adem Demaçi e ka kritikuar edhe krahun politik të dalë nga lufta si PDK –në, AAK-në, por ata të gjithë ishin pjesë-marrës në varrim. Pastaj e ka kritikuar edhe VV-ën madje një kohë të gjatë nuk kishin komunikuar mes veti, por Vetëvendosja me në krye Albin Kurtin ishin prezent në ceremoni të varrimit, ku të gjithë ishin me nga një lule të bardhë në dorë, por kuriozitet ishte kur e vërejta Albin Kurtin me lot në sy, iu afrova edhe unë i përlotur dhe i thashë: Albin unë kështu nuk të njohë. Ai ma ktheu: nuk po mund të përmbahem. Lotët nuk ndaleshin, por në ndihmë doli kush tjetër pos familja e më të madhit në Kosovë të pavdekshmit Adem Demaçi, të cilët i inkurajonin të pranishmit, që nuk i ndalnin lotët.
LDK-ja siq dihët ishte themeluar në një kafene të ish pallatit “Boro-Ramizi”, ku më vonë kjo parti politike ishte pranuar edhe në ish Jugosllavi. Me tërë kuptimin e fjalës mund të konkludojm se LDK-ja është pjellë e LKJ-së. Pastaj kjo parti shumë shpejtë u shndërrua në lëvizje gjithë popullore. I vetmi person që nuk u pajtua me LDK-ën ishte akademiku më i famshëm i Kosovës, Rexhep Qosja.
Me t’u zgjedhur strukturat udhëheqëse të LDK-ës, populli i Kosovës priste shumë nga këta udhëheqës. Por ndodhën shumë të pa pritura dhe tejet të pabesueshme, sepse në atë kohë populli i Kosovës ishte shumë aktiv, nuk e ndalnin as rrahjet, burgosjet, vrasjet thënë troç as kush s’mund ta ndalte. Por për ndaljen e popullit të Kosovës u kujdes LDK-ja e cila zgjodhi rrugën e pasivitetit, me formulën e tyre “durim”. Të durosh para ujkut të tërbuar siç ishte kasapi i Ballkanit Millosheviqi, është sikur të bësh vetëvrasje.
Sot LDK ka një elektorat “stabil”, me një strukturë heterogjene, ku dominojnë analfabetët të cilët një këmbë e kanë mbi dhe tjetrën nën dhe, sidomos në rajonin e Lapit të cilët kurrsesi nuk besonin se ekziston UÇK deri sa dolën botërisht. Pastaj gjysmë-analfabetët të cilët lansojnë informacionet e “sakta”: “kanë thënë”, “po thonë”, “tha ky” “tha ai”, për të vazhduar me ata me shkollim të mesëm të cilët po ashtu përhapin lajme senzacionale të “sakta” si psh: “ka thënë Amerika”, “po thot Amerika”, “këto punë i kryen Amerika” etj, kjo strukturë punësimin e kishte të sigurt në kuvendin komunal të Prishtinës, për punësimin e tyre janë kujdesur “hamitovitët”. Kurse kulminacioni i kësaj kategorie arrihet te gratë me profesion amvise, të cilat përhapnin lajme të “sakta” për veprimtarinë e Adem Demaçit, fjalë primitive ofenduese. Kurse këto gra dalldisën nëpër ndeja me muzikë tallava, dhe në ngushëllime të cilat e harrojnë të vdekurin. Kurse për ti përfaqësuar këto struktura elektorale të shëmtuara, kujdesën deputetët e LDK-ës, të cilët nuk dallojnë nga ata tallava. I vetmi parim i tyre është ti mbushin gjepat me para, kurse për të tjerat as që diskutohët. Veprimtaria e tyre politike është nga të fryej era, ku për fat të keç shpesh herë kishin sukses. Sukses i tyre është se këta janë putha dorë të çdo kujt që u ofron ndonjë koc dhe para, korrupsionin e kanë të përfeksionuar sepse as kush si ndjek, dhe falë tyre jemi në këtë pozitë.
LDK-së nuk iu intersojnë as figurat më të ndritura të kombit siç ishte ajo me bojkotin e varrimit të Adem Demaçit. Por këtu duhet shtuar se LDK është në gjendje edhe të gropos figurat më të ndritura gjithë kombëtare sikur ishte rasti me bustin e Skënder Beut, krijohej bindja se po e ngjallnin Skënder Beun, për ta groposur për së gjalli, siç po veprojnë sot muçët.
Me rastin e bojkotimit të varrimit të Adem Demaçit, LDK-ja përfundimisht e humbi çdo kredibilitet për të qeverisur, “bie një kashtë dalin gjashtë”, e vetmja e mirë është ajo: LDK-ja e demaskoi veten në rrezen e Diellit. Ajo lëre që e bojkotoi varrimin, por ajo e thelloi turpin edhe me mos ardhje në ngushllime. Gjat tre ditëve sa zgjatën ngushëllime erdhën nga të katër anët Shqiptare, por një rast dua ta veçoi, atë të ardhjes së organizuar të një delegacioni nga Sangjaku i Jeni Pazarit (Novi Pazar) me në krye Sulejman Uglaninin. Dhe në shenjë respekti familja e të pavdekshmit Adem Demaçi me në krye Shqiptar Demaçin i bënë një pritje të veçantë, edhe Sulejman Uglanini e vërejta e ndjeu një lehtësim sepse ata sytë i kanë të drejtuar nga ne. Ata kurrë nuk e harrojnë ndihmën e Drenicës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por kuriozitet ishte se edhe përkundër bojkotit të LDK si gjatë varrimit ashtu edhe në ngushëllime, pati edhe të atillë të kësaj partie që erdhën në ngushëllime kuptohet numerikisht të vogël të cilët mund të numroheshin në gishtërinjë të një dore. Njëri nga këta ishte patrioti nga fshati Mramur, Shefki Gashi, i cili nuk mori para sysh partinë me rastin e vdekjes së Adem Demaçit, por atij i bëri nderimet e duhura.