Kryetari Muharremaj: “Investimet aktuale të Komunës kapin shifrën prej afro 15 milionë eurosh”

Në kuadër të manifestimeve të “Diafestit” që po organizohen për bashkatdhetarët që kanë ardhur nga diaspora, u mbajt takim me mërgimtarët e komunës së Suharekës. Në fjalën e tij përshëndetëse para mërgimtarëve, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në mes tjerash ka thënë: “ investimet aktuale të Komunës kapin shifrën prej afro 15 milionë eurosh, por se nevojat për punësim janë bukur të mëdha. Ne presim bashkëpunim edhe nga ju kështu që bashkërisht ta zhvillojmë Komunën tonë. Kryetari Muharremaj më pas ka fol edhe për punët që po i kryen Komuna e Suharekës dhe për planet për të ardhmen që ka. Ai ka shtuar se gjatë këtij mandati do të rregullojë Zonën Industriale në Shirokë, si dhe do të angazhohet që të krijoj edhe një Zonë tjetër ekonomike në fshatin Duhël, në një hapësirë prej mbi 80 hektarë”. Ndërkaq kryetari i bizneseve te këtushme, Shaqir Palushi, theksoi se dikur Suhareka krenohej me ndihmën qe jepte industria “Ballkani” ndërsa tani zhvillimin ekonomik të Komunës po e ndihmoni ju nga diaspora. Për të gjithë pjesëmarrësit një drekë e shtroi Fabrika e mobileve “Te Naseri”, kurse i argëtoi Grupi muzikor “Suhareka”. Aktivitetet për Diafestin vazhdojnë edhe dy ditët e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …