Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se deklaratat e priftit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq se ka skenarë për ndarjen e Kosovës nuk përbëjnë kërcënim. Kreu i ekzekutivit këto deklarata i ka quajtur spekulime duke shtuar se integriteti territorial i vendit është i pacenueshëm. Ai këto deklarata i bëri gjatë vizitës që i bëri Kampit Bondsteel ku u takuar me komandantin e këtij kampi, Nick Ducich. Haradinaj tha se kosovarët duhet të ndihen të sigurt që të jetojnë në Kosovë. Pas ndalimit të punimeve në rrugën Deçan – Mali i Zi në afërsi të Manastirit të Deçanit, igumeni i kësaj kishe, Sava Janjiqi ka përkujtuar, siç ka thënë, se serbët dhe objekte kishtare serbe ka edhe në jug të Kosovës. Ndërsa sa i përket pjesëtarëve serbë të FSK-së, kreu i Qeverisë tha se ata janë njerëz të Kosovës dhe së bashku duhet të garantojnë sigurinë dhe jetën në paqe për të gjithë. Haradinaj tha se kampi Bondsteel është garanci për paqe në Kosovë, madje sipas tij, KFOR do të ndikojë edhe në aftësimin e ushtrisë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …