Në koncertin e madh, të organizuar për kurbetçarët të martën në mbrëmje u shtrua edhe sofra me ushqime, ndërsa mërgimtarët i shërbeu edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi. Ai, duke ju drejtuar mërgimtarëve dhe të pranishmëve të tjerë tha se ky është “organizimi i parë i këtij lloji në republikën e Kosovës, me të vetmin qëllim që të ju jemi falënderues për gjithë atë që keni bërë dhe po bëni për Kosovën”. Ai u shpreh I kënaqur me numrin e madh të mërgimtarëve që iu përgjigjën ftesës së Ministrisë për të marrë pjesë në këtë koncert mirënjohje dhe falënderimi. Gashi tha se Ministria ka vendosur që disa mërgimtarëve për kontributin e dhënë të ju ndajë mirënjohje, gjithmonë tha Gashi në shenjë falënderimi për punën dhe kontributin tuaj. Në emër të mërgimtarëve Muahmet Vezaj falënderoi ministrin e Kulturës ndërsa bashkatdhetarëve iu dëshiroi mirëseardhje në vendlindje. Ai përmendi etapat në të cilat bashkatdhetarët tanë kanë kontribuar për Kosovën dhe i ftoi që të vazhdojnë ta ndihmojnë familjen dhe vendin e tyre.
Pas ndarjes së mirënjohjes nga valltaret dhe valltarët e AKV “Emin Duraku” mërgimtarët u shërbyen me ushqime tradicionale.Koncerti sofra e kurbetqarëve u organizua nën qiellin e hapur, në një ambient të këndshëm, në Kejin e Lumbardhit, në Shatërvanin e Prizrenit. Mbrëmjen e hapën valltarët e Ansamblit Lidhja e Prizrenit, të cilët u paraqitën me valle popullore, ndërsa në pjesën më të madhe të koncertit AKV “Eminn Duraku” paraqiti dasmën e Zhurit dhe pjesë të folklorit të Lumës. Me valle para të pranishmëve u paraqit edhe ShKA “Dogri Yol”, Grupi I rapsodëve nga Kukësi dhe këngëtarët Bukurie Zogaj, Masar Sinani etj.