leoni

Ministrat Gashi e Ademi vizituan Parkun Arkeologjik “Ulpiana

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, së bashku me ministrin e Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi, kanë vizituar Parkun Arkeologjik “Ulpiana”. Ministri Gashi tha se ministria e kulturës do të vazhdoj edhe më tutje të mbështes punimet dhe gërmimet në parkun arkeologjik pasi që është një trashëgimi e rëndësishme kulturore për vendin tonë. Jemi dakordu të dalim pak te parku arkeologjik Ulpiana për të parë me afër procesin e gërmimeve qe po ndodhë që një kohë të gjatë këtu që do të vazhdoj edhe me tutje dhe për të treguar përkushtimin tonë që edhe vizitat e zyrtarëve të larte i sjellim në këtë aset të trashëgimisë kulturore për të treguar përkushtimin tonë”. Ministri Gashi tha se “Ulpiana tani po merr pamje jashtëzakonisht të bukur, një monument shumë i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe tani po shtohet edhe si pikë turistike ku gjatë vitit 2018 kemi mbi 18 mijë vizitorë dhe kjo tregon se sa kanë qenë të rëndësishme investimet MRKS në këtë lojalitet të trashëgimisë kulturore”. Ndërkaq ministri i kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi tha se sot gjatë takimit me ministrin e kulturës kanë biseduar rreth bashkëpunimit në mes dy vendeve në aspektin e kulturës. “Pata kënaqësinë që bashkë me ministrin dhe stafin e parkut Ulpiana të jem dëshmitarë të një pune cilësore të realizuar këtu dhe të shpreh habinë time qe edhe sa shumë punë ka për të u bere duke marrë parasysh qe vetëm 2% i punëve janë bere ndërsa gjithçka qe është bëre është mahnitëse e dëshmon per një trashëgimi kulturore”, tha Ademi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …