Do të ndërtohen edhe 9 (nëntë) shtëpi për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në takim në zyrën e tij, përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, me të cilët kanë bashkëbiseduar për jetën sociale të njerëzve në nevojë të komunës së Suharekës. Përfaqësuesi i kësaj Shoqate Bamirëse Berat Kabashi-drejtor i përgjithshëm dhe kryetari i komunës Bali Muharremaj, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit për ndërtimin e 9 shtëpive në komunën e Suharekës për familjet skamnore, të cilat familje janë pa shtëpi. Kryetari Muharremaj u shpreh se do të vazhdojmë të jemi afër qytetarëve çdo herë kur ata kanë nevojë. Ndërkaq përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, u shprehën të kënaqur me kryetarin e komunës i cili çdo herë është bashkëpunues dhe ofron mundësi për qytetarët në nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …