leoni

Muharrem Xhafa

Muharrem Xhafa: Përse “heshtet” për provokacionet e 2 Gushtit 1949?

Shteti dihet që hesht dhe pse hesht! Po shtypi pse hesht?!Shtypi duhet t’ia bëjë të ditur rinisë! As opinioni publik nuk duhet të heshtë! Ndaj na takon të gjithve t’ia themi brezit të ri se provokacionet e 2 gushtit 1949 kanë qenë provokacione të rrezikshme, që u ndêrmorën nga forcat ushtarake të monarkofashistëve grekë, jo nga populli grek, kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, në të gëdhirë të 2 gushtit 1949, kur Greqia ishte përfshirë në atë kohë nga flakët e luftës civile midis forcave demokratike greke dhe forcave të reaksionit grek per çeshtjen e pushtetit.

Grekët monarkofashistë i nisën provokacionet e 2 gushtit 1949 me pretekstin se gjoja Shqipëria u jepte ndihma forcave demokratike greke, po qëllimi, në fakt, ishte tjetër, ishte një test i reaksionit grek, i mbeshtetur prej anglezëve e amerikanëve, për të provuar a do te rezistonte e sa do të rezistonte shteti i ri demokratik popullor shqiptar apo ky do te dorezohej dhe çfarë nuk ishte arritur gjatë LANÇ-it prej pushtuesve, armiqve të pushtetit popullor e bashkepunetorëve të tyre vendës, të arrihej me këto provokacione! Rinisë i bëjmë të ditur se nê të gëdhire të 2 gushtit 1949, tre batalione greke te mbeshtetura nga artileria e aviacioni grek, sulmuan befas territorin e Shqiperisë ne sektorin e kufirit të Bozhigradit të Korcës – piramida 54-55 – në një front prej 700-800 metrash gjerësi, tê cilat hynë rreth 300-400 metra në brendësi të tokês shqiptare dhe qelluan me artileri fshatin Vidohovë! Posta e kufitare e Vidohoves “Hero i Popullit” bêri një qendresë heroike. Të 36 kufitarët, që perbenin efektivin e kësaj poste, përballuan me sukses sulmet e tre batalioneve të forcave monarko-fashiste greke të mbështetura nga forca ushtarake të tjera armike. Pas 5 orë luftimesh të ashpra në mbrojtje të Atdheut, forcat e kufirit të Republikes Popullore të Shqiperisë e zmbrapsën armikun deri në kufi dhe rivendosën gjendjen e mëparëshme. Kufitarët trima shqiptarë të kësaj poste, të paktë në numër, luftuan heroikisht dhe mbeshtetur nga reparte të Ushtrisë Popullore të Shqiperisë e bënë rajonin e Vidohovës një varr për armikun, i cili pati rreth 100 të vrarë e të plagosur dhe 3 robër! Në luftimet që u zhvilluan në ketë sektor ra heroikisht edhe oficeri trim, Memo Nexhip Bejko!

Forcat monarkofashiste greke nuk u ndalën me kaq, i vazhduan provokacionet ushtarake gjatë gjithë muajit gusht deri me 5 shtator 1949 në sektorin e Bozhigradit, Leskovikut, Bilishtit, Kapshticës, Konispolit etj., duke shkaktuar shume dëme në njerëz e në materiale. Po shteti i ri shqiptar tregoi forcen e tij të pathyeshme, bëri që sulmet e forcave greke të pêrballohen, të zmbrapsen e të nxirren matanë kufirit me Greqinë, vetëm me forcat shqiptare të kufirit shtetror, mbeshtetur prej forcave të Ushtrisë Popullore dhe Komandanti i Pergjithshem, Enver Hoxha, duke berê kështu që repartet ushtarake greke të pësonin një deshtim te plotë, shembullor!

Shteti borgjez harron, por jo populli! Shteti i borgjezise mund të bëjë edhe leshime të tjera kriminale, por populli mban shënim!

Lavdi dëshmorëve të 2 gushtit 1949!

Lavdi dëshmorëve tê LANÇ-it!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …