Nisin punimet për kanalizimin e ujërave të zeza në fshatin Pobërgj dhe në disa lagje të fshatrave tjera

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë  si dhe banorë të fshatit Pobërgj, kanë bërë fillimin e punimeve të kanalizimit të ujarëve të zeza në fshatin Pobërgj. Projekti i kanalizimit për Ujërat e Zeza, filloi në Pobergjë në lagjen Hadergjonaj-Mataj. Në këtë projekt përfshihet edhe lagjja e MetSylve, segmenti i rrugës Haki Povataj në Deçan, segmenti i rrugës Dëshmorët e Kombit nga stacioni i veterinës deri të Xhamia e Carrabregut, segmenti nga lagjin Bozhdaraj-Loshaj deri në udhëkryq, segmenti i Lagjes Ramosaj, lagjia Binakaj në Beleg dhe në fshatin Rastovicë. Me këtë rast kryetari Ramosaj theksoi se këto punime mjaft të rëndësishme që janë duke ndodhur në këtë pjesë, janë interes i të gjithë qytetarëve e në radhë të parë i banorëve të kësaj pjese, andaj kërkoi të kontribuojnë në përgjegjësinë e punimeve. Po ashtu Ramosaj theksoi që së bashku me stafin jemi duke u kujdesur që të gjitha projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Deçanit të realizohen sipas standardeve të parapara në planet implementuese. Ky investim është bashkëfinancim mes Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …