leoni

Vitia shpalli “Qytetare Nderi” ish- euro deputeten Doris Pack

Vitia ka shpallur ish-deputeten e Parlamentit Evropian Doris Pack, “Qytetare Nderi e Vitisë”. Kjo u bë në një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë, ku pos këshilltarëve komunal, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të subjekteve tjera politike, personalitete nga jeta publike, mysafirë nga Institucionet qendrore dhe mekanizmave tjerë. Motivi për këtë dekorim, është kontributi që ajo ka dhënë në proceset integruese dhe mbështetjes së vazhdueshme të Kosovës. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë Naim Pira, ka lexuar vendimin e Kuvendit Komunal, si propozim i kryetarit Haliti, përmes të cilit shpallë Qytetare Nderi të komunës së Vitisë ish deputeten e Parlamentit Evropian Doris pack, për kontributin e dhënë, për domosdoshmërinë e krijimit të shtetit të pavarur e sovran të Republikës së Kosovës, si dhe në angazhimin e pashoq dhe përpjekjet e vazhdueshme në anëtarësimin e shtetit tonë në mekanizmat e ndryshëm evropian. Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, theksoi se kontributi i zonjës Pack për Kosovën, gjithmonë ka qenë i madh dhe me të drejtë e quaj si mike e shqiptarëve dhe e popullit të Kosovës. “Vitia është e nderuar që sot përmes kësaj ceremonie , ndoshta simbolike karshi kontributin tuaj, por shumë domethënëse, të ju falënderoj me sinqeritetin më të lartë për gjurmët e juaja qe i latë para dhe pas formimit te institucioneve të para të shtetit tonë të Kosovës. Vitia pas nderimit që i bëri diplomatit Amerikan Richard Holbrook, si figurë shumë e rëndësishme e diplomacisë amerikane dhe përmes tij te gjithë miqve tanë amerikan, vitin e kaluar nderuam një mike tjetër të vendit tonë zonjën Calmy Ray, ish presidenten e Zvicrës. Sot kryefjala e kësaj ngjarje është njohja e kontributit te zonjës Doris Pack, për mbështetje të proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Prandaj, me lejoni te marr guximin me plot te drejt ta quaj mike të shtetit tonë. Meqë deklaratat dhe qëndrimet e saja gjithnjë kane qene një zë i fuqishëm për mëvetësinë e popullit te Kosovës, por mbi te gjitha, ne gjithnjë do ti vlerësojmë larte qëndrimet e saj, për të drejta parimore, qëndrime të vendosura dhe paqësore, në interes të vendit tonë”, ka thënë kryetari Haliti. Kurse në fjalën e saj, ish deputetja e Parlamentit Evropian Doris Pack, është shprehur se ndjehet tejet e nderuar me nderin që i ka bërë Vitia. Në seancën solemne, para të pranishmëve ajo ka evokuar kujtime të vizitës së parë të bërë në Kosovë në vitin 1989-90, takimet me përfaqësuesit politik të asaj kohe, si dhe çmoi lartë përkushtimin e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe veprimtari Adem Demaçi, për kontributin në rrugën e mëvetësisë së Kosovës. Duke folur për zhvillimet aktuale, zonja Pack theksoi se populli i Kosovës duhet të shikoj e të kërkoj më shumë nga ata që kanë përgjegjësi, se përse Kosova ende nuk ka liberalizim, e jo që për këtë ti lihet faji vetëm Brukselit. “Politikanët e Kosovës, duhet të punojnë më shumë për interesa të përgjithshme të popullit e të lënë anash interesat personale. Dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të rezultoi me zgjidhje, në krijimin e një fqinjësie të mirë, por assesi të ketë ndarje të territoreve,sepse ato janë jo të favorshme për të ardhmen”, tha Pack. Ajo theksoi se momentet e këtilla janë të pazëvendësueshme pasi që po zgjeron rrethin e miqësisë me popujt tjerë, që të falënderoj për kontributin që ke dhënë gjatë një misioni që ke pasur përballë. Shpallja “Qytetare Nderi e komunës së Vitisë” të ish euro deputetes Doris Pack, erdhi me propozimin e kryetarit të komunës dhe me miratimin unanim të këtij propozim vendimi nga Kuvendi Komunal i Vitisë. Pas seancës solemne, u vizitua edhe ekspozita me fotografi kushtuar euro deputetes Doris Pack. Me të mbërritur në Viti, Pack ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës Sokol Halitin, me ç’rast është njoftuar për të arriturat, sfidat dhe planet në të ardhmen, ndërkohë që ka vizituar edhe panairin tradicional “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale. Vizita e zonjë Pack në Viti, ka vazhduar edhe me një vizitë në Letnicë, në orët e mbrëmjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e 11-të të rregullt

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Vitisë, e njëmbëdhjeta me radhë, janë shqyrtuar …