Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bexhhet Pacolli ka reaguar pas pamjeve të shfaqura në të cilën digjet flamuri i Turqisë. Ai ka thënë se ky veprim është qyqar dhe i shëmtuar duke qenë se Turqia është mbështetëse e parezervë të Kosovës.
“Akt i shëmtuar dhe qyqar është djegja e flamurit të Turqisë, vendit i cili është mbështetës i parezervë i Republikës së Kosovës. Kosova shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën e pakursyer që Turqia i ka dhënë në procesin e shtet dërtimit, shtimin e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në Organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Pacolli.