leoni

Policia e Kosovës reagon ndaj deklarimeve dhe publikimeve për gjoja përfshirje të policisë në skenare të ndryshme

Policia e Kosovës reagon ndaj deklarimeve dhe publikimeve për gjoja përfshirje të policisë në skenare të ndryshme

Reagim ndaj deklarimeve dhe publikimeve për gjoja përfshirje të Policisë së Kosovës në skenare të ndryshme. Policia i fton qytetarët që të mos bien pre e këtyre deklarimeve të cilat janë të pavërteta dhe nxitëse.

“Policia e Kosovës, si një ndër institucionet kryesore për zbatimin e ligjit, reagon ndaj disa deklarimeve dhe publikimeve, të disa mediave/portaleve për gjoja përfshirjen e Policisë së Kosovës në skenare të ndryshme dhe për hirë të informimit të drejtë dhe korrekt, njofton qytetarët e vendit dhe mediat se deklarimet dhe publikimet e tilla nga kushdo qofshin ato janë të pa bazuara dhe të dëmshme për vendin pasi që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe krijojnë pasiguri ndër qytetarët e Republikës së Kosovës. Ju konfirmojmë se detyrat e autorizimet e përgjithshme të Policisë së Kosovës janë të përcaktuara me ligjin për policinë, të orientuara në mbrojtjen e jetës, pronës dhe ofrimit të sigurisë, mbroj të drejtat dhe lirit themelore të të gjithë personave, garantimin e lëvizjes dhe shprehjes së lirë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, menaxhoj dhe kontrolloj kufirin shtetëror, ofroj ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste tjera emergjente. Prandaj inkurajojmë të gjithë, në veqanti qytetarët që mos të bien pre e dezinformatave dhe spekulimeve të ndryshme, por të shfaqin besim si deri më tani në punën e Policisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj kushtetues dhe ligjor për rend, qetësi dhe siguri të përgjithshme në vend” thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …